Qepa, katërfishohet çmimi. Në Myzeqe, më pak prodhim nga…

Shqipëria

Qepa, katërfishohet çmimi. Në Myzeqe, më pak prodhim nga…

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 15:58
Pamje nga video

Qepa është shtrenjtuar këtë vit dhe çmimi nuk është rritur thjesht sepse është fundvit, siç ndodh rëndom në tregje kur abuzohet me perimet e tryezës festive.

Thatësira dhe fara pa cilësi fajësohen nga fermerët në Myzeqe për çmimin e lartë të qepës, e cila shkon deri në 120 lek për kilogramë.

“Vjet e hodhëm nëpër kanale. Këtë vit na dëmtoi farishtja e keqe dhe thatësira. Është mbjellë shumë pak”, shprehen fermerët.

Në tregun e Lushnjes, ku përfundon produkti i fermerëve, tregtarët thonë se ka mungesë të qepës dhe janë detyruar ta marrin nga jashtë.

I kontaktuar në telefon, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Lushnje, Dhimitraq Qorri, shprehet se këto çmime nuk kanë të bëjnë me festat e fundvitit, por kanë ardhur nga kërkesë-oferta që ka për qepën nga pikat e eksportit.

E njëjta situatë, sipas tij, po ndodh dhe me preshin e lakrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat