"Rama do heqë ca ministra dhe do vendosë kukulla të tjera" - Bota Sot
"Rama do heqë ca ministra dhe do vendosë kukulla të tjera"

Shqipëria

"Rama do heqë ca ministra dhe do vendosë kukulla të tjera"

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 23:03
"Rama do heqë ca ministra dhe do vendosë kukulla të tjera"

Analisti Fatos Lubonja thotë që vendimet e qeverisë Rama bëhen në interesin e oligarkëve.

Në një lidhje Skype me studion e lajmeve në News24, Lubonja tha se në vend po bëhen vjedhje ashiqare dhe se situata kërkon një vënie përpara përgjegjëisve gjyqësore.

Ai tha se ideja e ndërrimit të ministrave nga Rama, është thjeshtë heqja e disa kukullave dhe vendosja e njerëzve të tjerë.

“Kemi një varfërim që në themelin e të drejtave të njeriut, dhe besoj do thellohet.

Ideja ime është që në një vend që është demokratik, protestat që vijnë nga grupe të ndryshme interesi, bëjnë presion për korrigjimin e vendimmarrjes, si duhet të ndikonin shumë shqetësime të tjera. Kur ka korrupsione të kundraligjshme, dënohen ata që i kanë bërë këto. Mund të pranohej një protestë e studentëve e specifikuar për ato 8 pika. Në një vend ku nuk funksionon demokracia, ku drejtësia nuk të ndihmon, duhet shkuar te thelbi i problemit , duhet kaluar nga regjimi në demokraci. Prandaj dhe nuk funksionojnë protestat, dhe i bën ato të kthehen në politike që nga kërkesat për dorëheqje të ministrave e burgosje të elementëve. Këto duhet të shoqërohen me ndonjë projekt nga opozita apo nga një lëvizje e re, që të kalohet nga ky grup oligarkësh tek demokracia.

Ajo që më shqetëson është kur thotë “kemi bërë edhe gabime”. Janë bërë vjedhje ashiqare, Astiri nuk është gabim është krim, vjedhje. Kjo lloj propagande që gjoja do ndërrohen disa ministra, si shenjë që gjasme po reflektojmë, janë gënjeshtra. Aty ka njerëz pa asnjë kontribut në parti. Shumica janë emërime të Ramës, që s’kanë asnjë meritë thjeshtë i janë lëpirë e i kanë thënë “sa i madh je ti”. Të heqësh ca ministra e të vësh kukulla të tjerë, është një kozmetikë. Situata kërkon një vënie përpara përgjegjësisë morale e gjyqësore,” tha Lubonja

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...