Si u shënua viktima e parë nga acari në Shqipëri

Shqipëria

Si u shënua viktima e parë nga acari në Shqipëri

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Jani Poda nga fshati Ravonik i Korçës, është viktima e parë nga i ftohti.

53-vjeçari ishte duke shkuar për në punë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një fabrikë këpucësh që ndodhet jo shumë larg vendit ku u gjet i vdekur. 

Jani Poda rreth orës 06:30 të mëngjesit ka rrëshqitur me biçikletë në një kanal të vogël buzë rrugës, dhe aty ka gjetur vdekjen si pasojë e temperaturave të acarta nën zero dhe mbulimit nga dëbora.

Dy ditët e fundit, rajoni i Korçës është përfshirë nga i ftohti polar me temperatura deri -13 gradë, dhe viktimë e këtij të ftohti ka mbetur edhe banori i fshatit Ravonik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat