Nga data 7 Janar të gjitha makinat që kanë xhama të zinj nuk do të kenë më mundësi të marrin shërbime.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një postimi në Facebook.
DPSHTRR njofton se bashkë me goditjen e të fortëve, do të penalizohen edhe pikat e serviseve dhe ata që i rregullojnë këto mjete.
"Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë!
Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!", thuhet ne njoftim.