Berisha: Rama e ka tmerr Bashën, bën kot sikur ndihet komod!

Shqipëria

Berisha: Rama e ka tmerr Bashën, bën kot sikur ndihet komod!

Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:58
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Sali Berisha thotë se Rama bën sikur ndihet komod me Bashën, por në të vërtetë, ai ka filluar të ketë frikë nga kreu i PD.

Berisha: Rama ka filluar të ketë frikë Lulin. Rama midis vlerave të qytetërimit perëndimor dhe veseve lindore, Rama është i zierë me vese lindore.

Në këtë kontekst, nëse Rama tani bën një deklaratë të tillë unë siguroj që ai ka filluar të ndjejë frikën e Lulzim Bashës.

Do të paraqesë sikur vërtet është komod me Bashën, por duhet lexuar e kundërta. Ai ka filluar të ketë tmerr nga Lulzim Basha.

Berisha dha një këshillë për kreun e PD, Lulzim Basha. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se i takon kryetari që të ketë një projekt për të afruar intelektualet që jetojnë në Shqipëri, por edhe ata që jetojnë jashtë.

Berisha: Unë gjykoj se janë afruar një pjesë, më shumë duhet të afrohen dhe i takon kryetarit dhe kryesisë të kenë një projekt të afrimit jo  vetëm të intelektualëve në Shqipëri, por edhe intelektualëve që jetojnë në Evropë dhe botë.

Sot ka personalitete nga më të shquarit, jo për Shqipërinë, por në vendet ku punojnë shqiptarët, të cilët mund të mos shkëputen, por vendosja e lidhjeve me këtë elitë shqiptaro-amerikan, shqiptaro-evropiane do të ishte shumë e dobishme për PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat