Rama studentëve: Mos u dezinformoni! Paguani vetëm 50 % të tarifës

Shqipëria

Rama studentëve: Mos u dezinformoni! Paguani vetëm 50 % të tarifës

Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se po tentohet të mashtrohen studentët lidhur me uljen e tarifave të vitit akademik.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thotë se studentët do të paguajnë vetëm 50 % të tarifës, pasi gjysmën e vlerës do e paguajë shteti.

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%. Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek) dhe qeveria do t'ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit! Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë”, - shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat