Meta dekreton ministren e re të Financave

Shqipëria

Meta dekreton ministren e re të Financave

Më: 9 janar 2019 Në ora: 20:03
Ilir Meta

Mbrëmjen e sotme Presidenti Meta dekretoi emërimin e znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

D E K R E T

PËR 
EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6172 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 17 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Anila Denaj, emërohet ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11041
Tiranë, më 09.01.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat