Berisha: Mosdekretimi i ministrit, goditje e merituar ndaj projektit të Serbisë - Bota Sot
Berisha: Mosdekretimi i ministrit, goditje e merituar ndaj projektit të Serbisë

Shqipëria

Berisha: Mosdekretimi i ministrit, goditje e merituar ndaj projektit të Serbisë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 22:44
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vendimin e kreut të shtetit, Ilir Meta për mos dekretimin e Genc Cakaj, si një goditje të merituar ndaj njerëzve që përfaqësojnë interesat anti-kombëtare në Shqipëri dhe Kosovë.

“Refuzimi me dekret i Presidentit të Republikës për të emëruar ministër të jashtëm të Shqipërisë të propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte një goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob të projektit të serbomadhisë në Tiranë dhe në Prishtinë”,- shkruan Berisha.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:
Gjarpërit iu pre bishti por duhet shtypur koka!
Një goditje e merituar për flamurtaret albanofob te Serbomadhise!
Të dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqipërisë te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.
Por me këtë akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare! Sb”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...