Emri i ri i Maqedonisë, Ruçi telefonon Talat Xhaferin - Bota Sot
Emri i ri i Maqedonisë, Ruçi telefonon Talat Xhaferin

Shqipëria

Emri i ri i Maqedonisë, Ruçi telefonon Talat Xhaferin

Më: 12 janar 2019 Në ora: 13:16
Gramoz Ruçi dhe Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci ka telefonuar homologun maqedonas Talat Xhaferi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese me të cilat zyrtarisht Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Ruci është shprehur se lidershipi i deputetëve shqiptar është përcaktues për arritjen e emrit të ri Maqedonia e Veriut.

“Lidershipi juaj dhe deputetët shqiptarë janë përcaktues të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut, vizion e kontribut për paqen e stabilitetin rajonal. Maqedonia e Veriut, vullnet popullor për integrimin në BE dhe NATO. Shqipëria, fqinje, mbështetëse dhe partnere e Maqedonisë së Veriut”-ka thënë Ruci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...