Bora bllokon fshatrat e Pogradecit – mbesin edhe pa rrymë - Bota Sot
Bora bllokon fshatrat e Pogradecit – mbesin edhe pa rrymë

Shqipëria

Bora bllokon fshatrat e Pogradecit – mbesin edhe pa rrymë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 21:55
Pogradec

Dimri ka izoluar qindra familje në fshatrat e Pogradecit. Në Dardhas bora ka kaluar 1 metër trashësi, duke bllokuar njëra pas tjetrës rrugët e fshatrave, ndërsa për banorët jetesa bëhet tepër e vështirë.

Çdo dimër, banorët e fshatit Osnat, Nicë, Beragozhd e fshatra të tjerë e kalojnë të izoluar. Bora mbyll çdo shteg komunikimi për ta, ndërsa jeta bëhet më e vështirë mes malesh, pa shërbim mjekësor, energji elektrike dhe transport në raste nevoje. Për të mbijetuar disa prej tyre guxojnë të marrin rrugën në këmbë, pa ditur nëse do të mund të kthehen gjallë nga rruga.

Banorët e Beragozhdit mundën të dalin nga fshati vetëm këtë të shtunë, ndërkohë që në fshatrat përreth situata vazhdon të jetë e njëjtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...