Dibranët e hapin vetë rrugën nga dëbora: 20 burra po shtyjmë furgonin me të sëmurë

Shqipëria

Dibranët e hapin vetë rrugën nga dëbora: 20 burra po shtyjmë furgonin me të sëmurë

Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:37
Dibranët e hapin vetë rrugën nga dëbora

Të izoluar prej ditësh nga bora dhe në pamundësi komunikimi me pjesën tjetër të vendit, banorët e fshatit Shumbat në Dibër janë organizuar për të hapur vetë rrugën për të mundësuar transportin me furgon për në spital të 4 të sëmurëve në fshat, për të cilët mungonte mjekimi.

Banorët tregojnë se fadroma ka hyrë disa dhjetra metra duke mos e hapur plotësisht rrugën dhe është kthyer. Por, vetë ata kanë mundur të hapin 3 km rrugë deri në segmentin kryesor.

“Rruga nuk është hapur. Jemi organizuar vetë me hap rrugën e fshatit. Shteti ka ardh ka sjellë një fadromë, fadroma erdhi sa shkeli dhe i quan rrugët të hapura.”- pohoi një banor i fshatit.

"Me krahë kemi që në orën 8 që po shtyjmë një furgon, që ta kemi për emergjencë sepse kemi 4 të sëmurë në gjendje kritike në fshat.”-tha një tjetër banor.

Situata është e njëjtë edhe në fshatrat e tjerë të njësisë Sllovë, ku edhe në Dipjakë banorët kishin dalë ta hapnin vetë rrugën.

Në Dibër, pjesa më e madhe e fshatrave të thella janë të izoluara dhe nuk kanë rrugë për automjete që të lidhen me qytetin e Peshkopisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat