Të izoluar nga dëbora; Në fshatrat e Bulqizës banorët ecin për orë të tëra në këmbë - Bota Sot
Të izoluar nga dëbora; Në fshatrat e Bulqizës banorët ecin për orë të tëra në këmbë

Shqipëria

Të izoluar nga dëbora; Në fshatrat e Bulqizës banorët ecin për orë të tëra në këmbë

Më: 13 janar 2019 Në ora: 21:11
Bulqizë

Pas reshjeve të dendura të dëborës që zgjaten 4 ditë në Bulqizë, shume fshatra vazhdojnë të mbeten të izoluara. Pjesa më e madhe rrugëve në Fushë Bulqizë, Zerqan, Martanesh, Shupenze, Ostren, Trebisht ende janë bllokuara.

Një prej banoreve thotë se vajzën e sëmurë e kane nxjerrë në krahë deri në rrugën kryesore për ta transportuar më pas në spital.

Në fshatra të njësisë Zerqan banorët janë detyruar të hapin rrugën me forcat e tyre, sepse përndryshe nuk mund të furnizojnë bagëtinë me bazë ushqimore.

Ali Muça, banor i fshatit Orzhanove në njësinë administrative Ostren ka udhëtuar 5 orë në këmbë deri në Shupenzë për të blerë ilaçe, sepse sipas tij bashkia nuk ka marrë masa për hapjen e rrugëve.

Në shumë segmente të rrugës mungon kripa dhe skorjet, më problematike situata në rrugën nacionale paraqitet në aksin Ura e Çereneçit deri tek Ira e Topojanit, ku gjatë së dielës në Shupenzë për shkak edhe të trafikut të renduar, për më shumë se një orë makinat ngelen të bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...