Ndalohet në sallën e gjyqit prokurori i Gjirokastrës

Shqipëria

Ndalohet në sallën e gjyqit prokurori i Gjirokastrës

Më: 14 janar 2019 Në ora: 18:49
Ilustrim

Një prokuror i Prokurorisë së Gjirokastrës është ndaluar nga policia.

Burime nga qyteti jugor thonë se prokurori është aktualisht në komisariatin e Gjirokastrës, ku po kryhen procedurat dhe verifikimet për një rast hetimi.

Mësohet se bëhet fjalë për Prokurorin Spartak Çoçoli ndërsa burimet thonë se ai është ndaluar në sallën e gjyqit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ende nuk dihet se për çfarë dyshohet. Pritet që në orët në vijim të jepen informacione zyrtare rreth këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat