E paprecedentë, Rama sulmon Zërin e Amerikës: Përgojon dynjanë me llogje telefonike! - Bota Sot
E paprecedentë, Rama sulmon Zërin e Amerikës: Përgojon dynjanë me llogje telefonike!

Shqipëria

E paprecedentë, Rama sulmon Zërin e Amerikës: Përgojon dynjanë me llogje telefonike!

Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:37
Rama

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar publikisht dhe në mënyrë të paprecedentë dhe artikullin e publikuar nga Zëri i Amerikës, në lidhje me përgjimet e prokurorisë që nxjerrin “cullak” disa zyrtarë të lartë të PS-së e qeverisë duke shitur vendet e punës në burgjet shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se Zëri i Amerikës, një ndër mediat më të besuara në Shqipëri, ka përgojuar “dynjanë” me disa llogje telefonike, siç i quan Rama përgjimet e organit të akuzës. Madje mesazhin e tij Rama e ka shoqëruar dhe me të vjella, që mesa duket tregojnë më tutje pozicionin e tij në lidhje me një tjetër skandal që i ka plasur në derë.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, shkruan Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...