Akset nacionale të gjitha të kalueshme

Shqipëria

Akset nacionale të gjitha të kalueshme

Më: 15 janar 2019 Në ora: 00:15
Korçë

Të gjitha akset nacionale në qarkun e Korçës janë të hapura dhe te sigurta për t’u kaluar nga drejtuesit e automjeteve, ndërsa problematike paraqitet situata në zonat rurale.

Prefektura e qarkut Shkodër bën me dije se në këtë qark ka reshje të dobëta bore dhe temperatura është -1 gradë Celsius.

Sipas saj, në të gjitha akset rrugore nacionale qarkullimi kryhet normalisht. Rrugët rurale deri në qendrat e njësive administrative janë të hapura dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë dhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative.

Po punohet gjithashtu për hapjen e rrugëve të fshatrave: Panarit, Grabockë, Trebickë, Katund dhe Cemerice të Njësive Administrative Vithkuq. Fshatrat: Marjan, Gjonbabas dhe Gurmujas të Njësisë Administrative Lekas. Vodicë, Pepellash, Skorovot, Psar i Zi, Selenicë e Pishës dhe Zona e Piskalit të bashkisë Kolonjë. Është ndërhyrë gjithashtu edhe në fshatrat e Njësisë Administrative Gore të bashkisë Maliq, Njësisë Administrative Dardhas, Njësisë Administrative Velcan dhe Njësisë Administrative Trebinje të bashkisë Pogradec. Furnizimi me energji elektrike ka vijuar normalisht dhe nuk ka patur asnjë ndërprerje. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat