Prezantohet Prefekti i ri, Gledian Llatja

Shqipëria

Prezantohet Prefekti i ri, Gledian Llatja

Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:54
Gledian Llatja

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, prezantuan sot Prefektin e ri të Qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja.

Fillimisht, Ministri Lleshaj vlerësoi kontributin e Maksim Malajt, i cili sipas tij, “dha një kontribut të spikatur duke dhënë impulse të reja në funksionimin e Prefekturës së Elbasanit”.

“Uroj prefektin e ri që vjen pas një periudhe të shkurtër por të rëndësishme edhe në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Qeveria jep një mesazh të ri mbështetje dhe vëmendje për qarkun e Elbasanit dhe shpresojmë që do të sjellë atë frymë që përfaqëson të moshës së tij dhe formimit profesional edhe në Qarkun e Elbasanit”, tha ai.

Ndërsa Balla shprehu bindjen se “tashmë nën drejtimin e tij, prefektura e Elbasanit jo vetëm do të thellojë një eksperiencë prej vitesh, por sigurisht do të intensifikojë rolin shumë të rëndësishëm që ka prefekti si përfaqësuesi në territor i Kryeministrit dhe qeverisë”.

“Prefekti duhet të verifikojë çdo problematikë që lidhet me shërbimet në të gjitha fushat. Në këto ditë të ftohta dimri kemi ende fshatra që janë nën pushtetin e dëborës, akullit e rrugëve, që do të thotë se detyra e menjëhershme pas këtij takimi është që t’u gjendemi të gjithë atyre që kanë nevojë për prezencën tonë”, tha Balla.

Edhe prefekti i ri, Gledian Llatja siguroi që do të japë maksimumin për të arritur rezultatet e duhura. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat