Dekretimet për kabinetin e ri, votat për çdo emër ministri

Shqipëria

Dekretimet për kabinetin e ri, votat për çdo emër ministri

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:43
Kuvendi i Shqipërisë

Mazhoranca miratoi sot me votat e saj, në sesion të jashtëzakonshëm dekretet e shkarkimit dhe emërimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Dekretet për emërimin e ministrave të rinj kanë marrë 77 vota.

Kështu, dekreti për emërimin e zv.kryeministrit Erjon Braçe u votua me 77 vota pro nga ana e mazhorancës. Dekreti për shkarkimin e Arben Ahmetaj mori 77 vota ndërsa po aq mori edhe dekreti për emërimin e Anila Denajt si ministre e Ekonomisë.

Damian Gjiknuri u votua me 76 vota për shkarkimin nga detyra dhe Balinda Balluku mori 77 vota për emërimin e saj si ministre e Infrastrukturës.

Dekreti për shkarkimin e Mirela Kumbaros u votua me 76 vota, ndërsa emërimi i Elva Margaritit si ministre e Kulturës mori 77 vota.

Shkarkimi i Lindita Nikollës u votua me 77 vota dhe u emërua me 77 vota Besa Shahini si
ministre e Arsimit. Kuvendi votoi shkarkimin e Sonila Qatos dhe emërimin me 77 vota të
Eduard Shalsit si ministër për Sipërmarrjen.

Kuvendi shkarkoi Niko Peleshin dhe votoi me 77 vota emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Bujqësisë. Pas votimit të dekretit për shkarkimin e Senida Mesit, Erion Braçe u votua me 77 vota si zëvendëskryeministër.

Po me 77 vota u miratua dekreti për emërimin e Elisa Spiropalit si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat