Mot i kthjellët në bregdetin shqiptar

Shqipëria

Mot i kthjellët në bregdetin shqiptar

Më: 17 janar 2019 Në ora: 08:09
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët deri në mesditë. Më pas do të ketë shtim vranësirash të pakta dhe mesatare në të gjithë vendin. Në orët e mbrëmjes vranësirat do të marrin karakter të dendur.

Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale. Ngrica në orët e mëngjesit deri në zonat e ulëta.

Mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit pranë sipërfaqeve ujore.

Era do të fryjë Juglindje-Lindje 1-12m/sek kryesisht në bregdet. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër          -2/11 re diell

Kukës                -5/3 re diell

Lezhë             -2/11 re diell

Dibër              -7/3 re diell

Durrës         -2/13 re diell

Tiranë           -2/11 re diell

Elbasan          -2/11 re diell

Berat            -3/11 re diell

Vlorë                1/12 re diell

Korçë                 -7/6 re diell

Gjirokastër      -4/7 re diell

Sarandë           1/14 re diell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat