Gazetarët ‘gozhdojnë’ Kryemadhin: Balili u emërua drejtor nga Ministri yt, “peshk i madh” se ishte i lidhur me LSI-në - Bota Sot
Gazetarët ‘gozhdojnë’ Kryemadhin: Balili u emërua drejtor nga Ministri yt, “peshk i madh” se ishte i lidhur me LSI-në

Shqipëria

Gazetarët ‘gozhdojnë’ Kryemadhin: Balili u emërua drejtor nga Ministri yt, “peshk i madh” se ishte i lidhur me LSI-në

Më: 18 janar 2019 Në ora: 06:09
Monika Kryemadhi

Në studion e emisionit Open Monika Kryemadhi mohoi çdo lloj lidhje me Klement Balilin duke deklaruar se nuk e kishte takuar kurrë në jetë. Por menjëherë pas kësaj deklarate gazetarët Anila Basha dhe Mentor Kikia i kanë kujtuar Kryemadhit se Balili ishte drejtor i transporteve në Sarandë, nën siglën e LSI. Anila Basha theksoi se është fakt që Balili u emërua nga një ministër i LSI, po ashtu siç dihet që drejtorët në rrethe janë emërime politike.

Më i ashpër u tregua gazetari Mentor Kikia i cili tha se nofka “peshk i madh” Balilit iu ngjit jo thjesht se transportonte drogë, por se kishte lidhje politike me LSI, lidhje që e shpëtuan nga arrestimi. Prova më e fortë dhe e turpshme sipas Kikisë ishte vizita e Metës te inagurimi i hotelit të Balilit në Sarandë.

“Nofka e Balilit peshk i madh ishte sepse ishte i lidhur me politikën. Është arrestuar edhe më herët me furgon policie me kanabis dhe për shkak ië lidhjeve që kishte atëhere me PD, u la i lirë. Ai është emëruar nga LSI. E provoi fakti që në përurimin e hotelit të tij shkon presidenti Meta. Si mund të shkojë Meta në një hotel? Nuk mund të lani duart që nuk e njohim, se e njihni të gjithë. Familja e tij në Sarandë është dinasti dhe partitë i hedhin grepin, se i duan votat. Ai është në burg se kishte lidhje me partinë, ndaj u etiketua peshk i madh”, tha Kikia

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...