Plagjiatura e titujve akademik, Shahini: Komisione Etike në Universitete

Shqipëria

Plagjiatura e titujve akademik, Shahini: Komisione Etike në Universitete

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

”Është bërë një punë fillestare për të rregulluar çështjen e etikës në kërkimin shkencor dhe kjo punë do të vazhdoj në vijim në bashkëpunim me studentët. Në këtë punë do përfshihet i gjithë komuniteti akademik dhe këtë gjë do e bëjmë bashkarisht dhe do ta nisim sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kështu deklaroi sot Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin, një takim i organizuar me ministrat e përfshirë në grupin e punës, rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.

”Universiteti është autonom ka të drejtë të marr nisma, iniciativa dhe të nis këtë punë vet, pra nuk ka patur nevojë që ministria e Arsimit të përfshihet në këtë pikë”, tha Shahini.

”Në këto momente ne po shohim është mundësinë që së paku pjesën teknike nëse gjendet një soft që i plotëson gjitha kriteret që janë të nevojshme të përdoret për të kryer një pjesë të punës që natyrisht do jenë komisionet e etikës brenda universitetit që do vendosin nëse një dokument është plagjiaturë apo jo. Nëse softi funksionon siç duhet në një të ardhme të afërt ky mund t’i jepet Universiteteve që ta përdorin dhe për studentët”, përfundoi ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat