Librazhd, rinisin reshjet. Fshatrat në zonat e thella, të bllokuara - Bota Sot
Librazhd, rinisin reshjet. Fshatrat në zonat e thella, të bllokuara

Shqipëria

Librazhd, rinisin reshjet. Fshatrat në zonat e thella, të bllokuara

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:57
Librazhd

Edhe pse ka ende zona të bllokuara nga bora e disa ditëve më parë, në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës, e ngricat gjithashtu po e rikthejnë situatën drejt përkeqësimit.

Fshatra të thellë të Librazhdit, kryesisht ato në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, vazhdojnë të jenë të bllokuara, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur emergjenca shëndetësore. Duhet theksuar gjithashtu se është rikthyer energjia elektrike në ato zona ku mungonte.

Përkeqësimi i motit pritet të vazhdojë edhe gjatë javës në vazhdim, ndërsa reshjet e shiut do ta rikthejnë vëmendjen nga zonat malore, në ato fushore, ku nevojitet marrja e masave për t’iu bërë ballë përmbytjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...