A është tërhequr arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar? - Bota Sot
A është tërhequr arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar?

Shqipëria

A është tërhequr arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar?

Më: 18 janar 2019 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Lajmi se kompania e arkitektit Bjarke Ingels Group është tërhequr nga projekti i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar ka ngjallur shpresën tek komuniteti i artistëve dhe regjisorëve të cilët protestojnë prej 11 muajsh kundër shembjes së godinës.

"Është një lajm i mirë që tregon edhe njëherë se protesta në të cilën ne jemi gati prej 11 muajsh është një protestë e drejtë. Unë mendoj se Teatri Kombëtar nuk do të prishet deri përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit".

Edhe pse nuk dihen ende arsyet e tërheqjes, dritëhijet e projektit theksohen edhe më shumë nga fakti se Bjarke Ingels nuk ka reaguar ende zyrtarisht për situatën.

Alfred Lela: Pasiguri dhe pahijeshi dhe një proces pa proces që u zhvillua në lidhje me gjithë atë që ne njohim për çështjen e Teatrit. Duket se është pjesë e teatrit që është luajtur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

"Mund të jemi të "gëzuar", më në fund rrëzohet ky projekt që shumë artistë midis tyre dhe unë kishim vërejtjet tona si një projekt jo i përshtatshëm. E kemi thënë shpesh, në këto vite është hequr dorë nga bërja e konkurseve, paraqitja e ideve në mënyrë demokratike".

Ora News kontaktoi me zyrën e arkitektit por ende nuk ka një përgjigje prej tij nëse është tërhequr nga projekti.

Ndërkohë që ende nuk dihet qëndrimi i arkitektit që projektoi godinën e re, artistët thonë se do të vijojnë protestën për të mbrojtur atë që e cilësojnë si simbol të kulturës dhe historisë së vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...