Moti në fundjavë/ Reshje shiu në të gjithë vendin

Shqipëria

Moti në fundjavë/ Reshje shiu në të gjithë vendin

Më: 19 janar 2019 Në ora: 06:05
Ilustrim

Të premten vendi u përfshi nga reshje të dobëta shiu, por edhe për ditën e shtunë priten reshje të dobëta shiu pothuajse në të gjitha qarqet. Sipas IGJEUM nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7-14 °C, në vendet e ulëta: 5-14 °C dhe në vendet malore: 0-6 °C.

RESHJET
E shtunë priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër sot pasdite në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate (me kohëzgjatje të shkurtër).Reshjet do të jenë në formë dëbore në Veri, të cilat mund të zbresin deri në kuotën 600 m.

TEMPERATURAT
E shtunë dt.19 temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 14 °C
në vendet malore: 0 / 6 °C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat