Incident në homazhet për 21 janarin, qytetari bërtet: Rama je antishqiptar - Bota Sot
Incident në homazhet për 21 janarin, qytetari bërtet: Rama je antishqiptar

Shqipëria

Incident në homazhet për 21 janarin, qytetari bërtet: Rama je antishqiptar

Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:26
Pamje nga video

Ndërsa Kryeministri Edi Rama bashkë me familjarë të viktimave të 21 janarit 2011, deputetë e përfaqësues të PS kryenin homazhe dhe vendosnin lule në Bulevard, një qytetar ka thyer heshtjen.

Qytetari ka bërtitur “Rama je antishqiptar” por kaq ka mjaftuar që policia ta shoqërojë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Një patrullë e policisë rrugore ka marrë burrin dhe e ka futur në makinën e policisë

Burri, ende i paidentifikuar ka nisur me thirrje sapo Rama ka dalë nga Kryeministria dhe ka vijuar për disa minuta.

Gazetarja e news24 tha se i njëjti person ka qenë aktiv dhe në protestën e studentëve

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...