Ndryshimet e drejtorëve, PD: Rama po zëvendëson hajdutët!

Shqipëria

Ndryshimet e drejtorëve, PD: Rama po zëvendëson hajdutët!

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:21
Dhurata Çupi

Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimeve të disa drejtuesve të lartë të shtetit nga kryeministri Edi Rama ditët e fundit.

Deputetja Dhurata Çupi, nga selia blu, tha se bëhet fjalë për zëvendësimin e disa hajdutëve të vjetër, me të rinj.

“Fushata e shkarkimeve të drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është treguesi i kalbëzizimit nga korrupsioni i kësaj qeverie, e cila nuk është e aftë të bëjë reforma, por do të ndërrojë hajdutët e vjetër me hajdutët e rinj. 

Një qeveri që ka vullnet të luftojë korrupsionin dhe jo të ndajë me klientët e saj paratë e shqiptarëve do ta çonte sot drejt qelisë së burgut drejtorin e Rrugëve, drejtorin e OST-së, drejtorin e Portit dhe çdokënd tjetër që vjedh” – tha Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat