Vizita e Metës në Mal të Zi, jehonë në mediat vendase e të rajonit - Bota Sot
Vizita e Metës në Mal të Zi, jehonë në mediat vendase e të rajonit

Shqipëria

Vizita e Metës në Mal të Zi, jehonë në mediat vendase e të rajonit

Më: 22 janar 2019 Në ora: 16:48
Ilir Meta dhe Milo Gjukanoviç

Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Malin e Zi është ndjekur më vëmendje të veçantë nga media vendase dhe ka pasur jehonë të madhe. Gazetat, portalet online dhe televizionet kryesore si RTCG, CDM, Vijesti, Agjencia e lajmeve MINA, Analitika etj kanë raportuar gjerësisht vizitën shtetërore të Presidentit Meta dhe takimet e tij me personalitetet më të larta të vendit fqinj.

Qëndrimet dhe deklaratat e tij për çështje të rëndësisë dypalëshe rajonale dhe ato të vlerësimit të shqiptarëve të Malit të Zi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun Gjukanoviç kanë zënë faqet e para të gazetave.

Radio Televizioni Shtetëror i Malit të Zi i ka kushtuar një kronikë speciale vizitës së Presidentit Meta duke vënë theksin të impulset e reja që kjo vizitë i dha forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve

“Pakica malazeze në Shqipëri por edhe ajo shqiptare në Mal të Zi, janë urat më të besueshme të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, - ishte një nga mesazhet kryesore të Presidentit Meta që i ka kushtuar rëndësi RTCG.

“Vizita e Presidentit Meta rivërteton marrëdhëniet shembullore Mali i Zi-Shqipëri”, - ka qenë sot titulli kryesor i prestigjiozes “Vijesti”.

“Presidenti shqiptar shprehu respektin për mbështetjen e MZ-së ndaj Kosovës, duke mundësuar kësisoj zhvillimin dhe stabilitetin e Ballkanit”, - shkruan ndër të tjera një nga portalet më të mëdha malazeze CDM.

Edhe në mediat serbe është pasqyruar dhe ka pasur jehonë kjo vizitë e jashtëzakonshme duke raportuar takimet e Metës me personalitetet më të larta malazeze. Fokusi i titujve ishte te deklaratat e tij për Malin e Zi si faktor stabiliteti në rajon, si edhe për respektimin e të drejtave dhe përfshirjen më të madhe të shqiptarëve në vendimmarrje në shtetin fqinj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...