Grabitja e dhunshme në Memaliaj, flet dëshmitari: Si vepruan dy personat e maskuar - Bota Sot
Grabitja e dhunshme në Memaliaj, flet dëshmitari: Si vepruan dy personat e maskuar

Shqipëria

Grabitja e dhunshme në Memaliaj, flet dëshmitari: Si vepruan dy personat e maskuar

Më: 22 janar 2019 Në ora: 21:02
Dëshmitari

Një i afërm i çiftit Mustafai në Memalija ka rrëfyer për Ora News momentet e grabitjes së tyre nga dy persona të maskuar.

Ai tregon se kanë qenë dy persona, njëri qëndroi në makinë dhe tjetri hyri në dyqan.

"Ishin dy grabitës, njëri qëndroi në makinë, tjetri u fut në dyqan, i mori çantën dhe u largua. Më pas nuk dimë gjë. I kanë qëlluar të dy me qytën e pistoletës", tha i afërmi.

Ai u shpreh se çifti ka një dyqan që shet artikuj të ndryshëm.

I afërmi rrëfen se kanë qenë banorët që njoftuan ambulancën, e cila dërgoi çiftin në spital.

Edhe pse ata kanë marrë goditje në kokë, gjendja shëndetësore e çiftit të moshuarvë është normalizuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...