Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese edhe për 6 muaj të tjerë, e thotë Avokatja e Popullit - Bota Sot
Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese edhe për 6 muaj të tjerë, e thotë Avokatja e Popullit

Shqipëria

Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese edhe për 6 muaj të tjerë, e thotë Avokatja e Popullit

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:00
Erinda Ballanca

Procesi i vettingut është një proces që nuk ka ecur me ritmet e parashikuara, e afatet janë tejkaluar duke lënë vendin me një Gjykatë Kushtetuese jo funksionale dhe një Gjykatë të Lartë të cunguar.

Por kur do të formohen këto dy institucione të rëndësishme? Në studion e “Top Talk” ka qenë e ftuar Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila pasi thekson se gjendja është alarmante në Gjykatën Kushtetuese jep parashikimin e saj se propozimet në Kuvend për këtë institucion do të shkojnë jo më parë se pas 6 muajsh.

“Përsa i përket Gjykatës Kushtetuese, mendoj se situata është alarmante. Është një organ që duhet në një demokraci të natyrës që ne e kemi, që është edhe një demokraci në tranzicion. Problemi që unë shikoj është se: Fakti është se kemi vetëm 1 anëtar nga 9, edhe ky me mandat të përfunduat. Sigurisht që e lë vendin pas asnjë mjet “checking balance” që është Gjykata Kushtetuese. Ne si institucion kemi pjesëmarrje të detyrueshme në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mund të them që kemi hasur në disa problematike që nuk e bëjnë të thjeshtë procedurën e emërimeve. Do të na duhen të paktën 6 muaj që ne të kemi propozimet në Kuvend për Gjykatën Kushtetuese”, shprehet ajo.

Më tej ajo shton se thuajse e njëjta situatë është edhe te Gjykata e Lartë.

“Edhe në Gjykatën e Lartë jemi thuajse në kushtet e mosfunksionimit. Gjykata e Lartë aktualisht ka vetëm 3 anëtar. Dy prej të cilëve në proces verifikimi nga KPA dhe një anëtar që e ka përfunduar tërësisht procesin. I katërti është larguar pasi është bërë pjesë e KLGJ. Me tre anëtarë kemi një Gjykatë që mund të kryejë vetëm disa prej funksioneve që ajo ka për detyrë”, tha Erinda Ballanca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...