Investimet shtrihen edhe në periferi, rehabilitohet një tjetër bllok në Njësinë 11

Shqipëria

Investimet shtrihen edhe në periferi, rehabilitohet një tjetër bllok në Njësinë 11

Më: 24 janar 2019 Në ora: 17:56
Punimet

Një tjetër bllok banimi në kryeqytet, kësaj here në periferi, po merr një pamje të re, me infrastrukturë rrugore dhe standarde. Fjala është për bllokun e pallateve që kufizohet nga rrugët “Bujar Kaloshi” dhe Rr. “Learton Vathi” në Njësinë Administrative Nr.11, që po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqe me rrugë, trotuare, ndriçim etj.

Me temperaturat  më të favorshme e bashkëpunim nga banorët, Bashkia e Tiranës po vijon me intensitet punimet edhe në këtë bllok banimi.

Sikurse u premtua katër vite më parë, Bashkia e Tiranës ka shtrirë investimet e saj edhe nëpër lagje, duke rehabilituar çdo vit rreth 50 blloqe pallatesh me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat