Klosi: Qeveria parashikon një paketë konkrete për zonat e mbrojtura

Shqipëria

Klosi: Qeveria parashikon një paketë konkrete për zonat e mbrojtura

Më: 28 janar 2019 Në ora: 19:34
Blendi Klosi

Fushata “krijoO2tënd”, vjen në zbatim të dokumentit politik të qeverisë për pyjet dhe që në fokus vendos dijen, ekspertizën profesionale të inxhinierëve me eksperiencë të pyjeve dhe të inxhinierëve të rinj, që do të diplomohen në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Kjo është arsyeja, pse ministri Klosi zgjodhi studentët e këtij universiteti për një bashkëbisedim të hapur, të cilëve u kërkoi që të përfshijnë mjedisin në diplomat e tyre, duke i premtuar gjithashtu që agjencitë e zonave të mbrojtura do të jenë në dispozicion për praktikat e tyre mësimore.

“Dhe ja ku është një thirrje e hapur për të gjithë ju studentët që doni që një pjesë të praktikave mësimore t’i bëni pranë agjencisë së zonave të mbrojtura në të gjithë Shqipërinë. Në të 61 bashkitë do të hapet një thirrje publike për studentët, për të qenë pjesë e punës kërkimore shkencore për të kuptuar se përse ne themi që zona e Malit të Dajtit është zonë e mbrojtur. Cila është harta reale, ajo është akoma e viteve 68-70, por  ka zona të cilat duhet të dalin nga zonat e mbrojtura”, – u shpreh ministri Klosi.

Ministri Klosi tha se qeveria parashikon një paketë konkrete për zonat e mbrojtura, me një buxhet të dedikuar, që për herë të parë do të vijë me skeda reale, me një analizë të detajuar për të kuptuar se pse është zonë e mbrojtur ose pse duhet të hiqet nga kjo listë. “krijoO2tënd” është kryefjala e fushatës më të re të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në këtë sezon të ri mbjelljesh. Ministri Klosi tha gjithashtu se ministria që ai drejton ka hartuar një plan të detajuar masash dhe aktivitetesh për t’ju dhënë mundësi të gjithë atyre që e duan natyrën dhe mjedisin, të mbjellin pemë, qoftë edhe 1 fidan, dhe të marrin pjesë në bisedat konstruktive që do të bëhen për pemët, pyjet në 100 ditët e ardhshme aktivizim social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat