Vlefshmëria e kartave të identitetit që skadonin, zgjatet deri në fund të vitit

Shqipëria

Vlefshmëria e kartave të identitetit që skadonin, zgjatet deri në fund të vitit

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:09
Erion Veliaj

Vlefshmëria e kartave të identitetit zgjatet deri më 31 dhjetor 2019

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishin sot në zyrat e reja në Rrugën “Bardhyl”, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4. Ata dhanë lajmin e mirë të zgjatjes së vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike që skadonin këtë vit deri më 31 dhjetor 2019 dhe të ofrimit të shërbimeve për aplikimet e reja edhe ditën e shtunë e të dielë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat