Dade tregon pse u largua nga PS, me mendësinë që drejton partinë po drejton qeverinë

Shqipëria

Dade tregon pse u largua nga PS, me mendësinë që drejton partinë po drejton qeverinë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 16:10
Arta Dade

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se mundësitë e Edi Ramës për drejtimin e vendit janë tejet të kufizuara.

Pjesë nga debati: 

Sonila Meço: Po t'ju kishte thirrur Rama për postin e ministres së jashtme do e kishit pranuar

Dade: Unë me zotin Rama edhe kur kam qenë në parti kam pasur vështirësi të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me të. Fakti që unë refuzova të jem pjesë e kryesisë, është fakti që nuk kam qenë asnjëherë dakord me atë si drejton partinë dhe drejton sot vendin. Të gjitha mendësitë e tij janë transferuar në drejtimin e qeverisë dhe të vendit.  

 Nuk jam dakord me atë që i dërgoi zt.Rama të vetëshpallurit President të Venezuelës në emër të popullit shqiptar. Kryeministrit nuk mund të shkruaj në emër të popullit shqiptarë sepse në emër të popullit shqiptar flet Presidenti. Kjo tregon se mendësitë e zotit Rama për drejtimin e vendit janë tejet të kufizuara. Neritani e tha me elegancë se drejton si artistë. Ka pasur artistë që kur hyjnë në politikë flasin si politikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat