Sheshi: Autoriteti i Dosjeve me shkelje të rënda ligjore!

Shqipëria

Sheshi: Autoriteti i Dosjeve me shkelje të rënda ligjore!

Më: 31 janar 2019 Në ora: 08:37
Bujar Sheshi

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi në një intervistë ekskluzive për Dritan Hilën në Ora News, tha se Autoriteti i Dosjeve është në shkelje të rënda ligjore.

 Pjesë nga intervista: 

Hila: Do t’i kërkoni dëmshpërblim për dëm moral?

Sheshi: Pjesa që është shprehur duke bërë interpretim, për emrin që e thashë në fillim. Ligji i kërkon këtij autoriteti që të shprehet vetëm për rastet e bashkëpuëtorëve aktivë të Sigurimit të Shtetit. Dhe sipas ligjit, bashkëpunëtori quhet aktiv në raste se ai ka raportuar të dhëna për persona konkretë për atë grupim çështjes për të cilën shprehet amnistia e 1991. Pra jo çdo person që ka emrin në listë.

Hila: Pra, edhe sikur  Bujar Rasim Shesha të kërkonte të shkonte në këtë vend mund të pranohej sepse nuk kishte qenë agjent aktiv, sipas ligjit.

Sheshi: Neni 28 pika 2, germa B e ligjit kërkon që ky informacion  të jepet për bashkëpunëtorët aktivë të sigurimit. Dhe emri im, edhe pse nuk figuron,  prapë rezulton tek lista e bashkëpunëtorëve, e ka neglizhuar pjesën e të qenurit aktiv dhe pjesën e ndalimit ligjor që vetë mpër raste kur të jetë aktivë duhet të shprehet dhe jo për të tjerat. Sikurse ka bërë që e ka anashkaluar që frymën e ligjit i cili buron nga konventat ndërkombëtare në tre nene ndalon dhënien e çdo lloj informacioni kur është nën moshën nën 18-vjeç. Dhe këta megjithëse e kanë ditur që ky subjekti Sheshaj, sikur kam qenë unë, ka qenë nën moshën 18-vjeç, përsëri këtë e nxjerrin si informacion.

Shkelja tjetër që është më haptazi është fakti që një njërën pikë thuhet që Bujar Ramiz Sheshi ka qenë anëtarë i sigurimit sepse ka pasur dosjen si hetues i degës së Punëve të brendshme Fier. Ua tregova që në fillim që hetuesia nuk ka pasur lidhje me sigurimin e shtetit. Dosja e imja si hetues, ashtu si e të gjithë të tjerëve që kanë qenë deri në 83 kur hetuesia u shkëput nga Ministria e Brendshme ndodhen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, jo në sigurimin e shtetit.

Hila: Pra një ish-hetues nuk ka një penalizim?

Sheshi: Qartë, një oficer i policisë nuk mund ta kishte dosjen tek sigurimi. Nuk mund të thuhet se një oficer i policisë ka qenë anëtarë i sigurimit, sikurse nuk mund të thuhet se një oficer i drejtorisë së kufirit ka qenë anëtar i sigurimit. Pra një hetus nuk ka qenë anëtar i sigurimit, dhe këto janë shkeleje qe mua më çuan që kjo gjë duhet të ndiqet në rrugë ligjore. Dhe këtu ka pasur edhe një arsye tjetër, kur arrijnë të godasin një person si unë dhe kur përfshihet edhe institucioni në këtë gjë, duhet të reagojë dikush, sepse qytetari qenka krejt i ekspozuar. Sigurisht që qytetari nuk ka lidhje me autoritetin e dosjeve, por ka lidhje me institucione dhe autoritete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat