Kuvend/ Alibeaj kërkon pushim për mbledhje grupi, Balla ironizon kërkesën e opozitës

Shqipëria

Kuvend/ Alibeaj kërkon pushim për mbledhje grupi, Balla ironizon kërkesën e opozitës

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:42
Enkelejd Alibeaj

 Në nisje të seancës së sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në emër të grupit parlamentar të PD-së, kërkoi gjysmë ore pushim, që opozita të vendos për ecurinë e seancës.

“Ne kemi nevojë të zhvillojmë një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në fillim të nisjes së rendit të ditës”, tha ai.

Sipas deputetit Alibeaj, kërkesa e ardhur nga PD për mbledhje grupi ka të bëjë edhe me mbarëvajtjen e seancës.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi pranoi kërkesën e PD-së dhe shtyu seancën e Kuvendit për gjysmë ore.

Ndërkohë, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një videoje, ironizoi kërkesën e PD-së për shtyrje të seancës së Kuvendit për gjysmë ore, me pretendimin se do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar të opozitës.

“Partia Demokratike kërkoi pushim për një mbledhje grupi. Ja dhe disa pamje nga kjo mbledhje shumë e rëndësishme. Të presim deri sa të zgjohet Luli nga gjumi”, shprehet Balla duke postuar video live nga Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat