Opozita, tension dhe fjalë fyese! Balla: Monika, çfarë të ka ndodhur me Lulin?

Shqipëria

Opozita, tension dhe fjalë fyese! Balla: Monika, çfarë të ka ndodhur me Lulin?

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:49
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi ka nisur me tensione, debate të ashpra dhe fjalë fyese. Pasi PD pengoi foltoren teksa po fliste ministrja e Ekonomisë, ishte Petrit Vasili i LSI i cili degjeneroi me fjalor banal

“Ulu aty mos na çaj b*** ti. Skizofren, budalla. Ulu mos na çaj tr***…”, i tha ai Ulsi Manjës

Pas incidenteve, Balla i ka kërkuar opozitës të respektojë kodin e etikës. Ai shtoi se ka edhe një përplasje mes Kryemadhit dhe Bashës.

“Të gjithë keni në tavolinë kodin e etikës. Lexojeni! Paskeni ardhur me shumë vrull. Jeni të detyruar të dëgjoni çdo deputet dhe çdo ministër. Grupi i PD sulmoi foltoren për të mos lënë ministren për t’iu përgjigjur pyetjeve që kishte bërë LSI. Ku patët mundësi të dëgjonit përgjigjet. Të lutem Monika, çfarë ka ndodhur që nuk po rakordohesh me Lulin”, tha Balla

Ndërkohë Basha hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës për blerjen e zgjedhjeve, duke iu referuar një materiali të publikuar nga Zëri i Amerikës.

“Që në këtë kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit është e qartë. Ju nuk e dini pse jeni këtu. Gjysma prej jush këtu jenë për shkak të një grushti kriminelësh me të cilët keni lidhur fatin tuaj.

Ka 5 vjet që PD denoncon, gjithçka që ne kemi thënë është faktuar, është botuar nga mediat e vendit dhe botës.

Ju pretendoni se nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve nuk denjon as të vijë sot. Nuk e mbajnë këmbët? Nuk e mbajnë nervat, ska marrë ilacet, i ka mbaruar pluhuri? Është problemi i tij. Ne nuk mund të pretendojmë për një seancë normale. Ndaj gjëja e parë që duhet bërë kjo seancë duhet ndërprerë”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat