Italianët “çmenden” pas Ksamilit - Bota Sot
Italianët “çmenden” pas Ksamilit

Shqipëria

Italianët “çmenden” pas Ksamilit

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 08:42
Foto

Shqipëria ishte vendi i dytë më i kërkuar në google nga italianët për vitin 2019.

Për çdo vit numri i turistëve italianë që vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri po rritet. Për 2018-n vizituan Shqipërinë 430 mijë italianë, rreth 20% më shumë se një vit më parë sipas INSTAT. Mediat italiane dhe blogjet e turizmit i dedikuar shpesh artikuj destinacioneve turistike në Shqipëri, ku përveç plazheve dhe detit me ngjyrë blu, rendisin edhe kostot shumë të lira.

Bsnews.it shkruan se një nga vendet më të bukura dhe tërheqëse në të gjithë Shqipërinë përfaqësohet nga një vend i vogël. Ky është Ksamili, një pjesë e qytetit të njohur te Sarandës, që ndodhet në prefekturën e Vlorës. Me bukurinë që ka Ksamili, ka shumë për të ofruar në aspektin e historisë, si dhe në turizmin bregdetar. Gjithashtu ai është një nga destinacionet më të kërkuara nga mijëra turistë italianë që çdo vit zgjedhin vendin e Shqiponjave për të kaluar pushimet. Shkurt, për ata që dëshirojnë të bëjnë pushimet e tyre në Shqipëri, mund të zgjidhni këtë perlë të vogël të Rivierës Shqiptare, propozon portali italian për lexuesit.

Me rreth 3000 banorë, Ksamili sheh rritje të konsiderueshme të popullsisë në muajt e verës, duke qenë një destinacion mjaft i popullarizuar për turistët që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushimet.

Plazhet e Ksamilit dhe atraksionet e shumta të vendit

Pika e fortë  e Ksamilit janë plazhet dhe deti kristal i qartë që çdo vit tërheq mijëra turistë në bregdetin shqiptar që duan të shijojnë detin. Karakteristika kryesore e pothuajse të gjitha plazheve në Tokën e Shqiponjave, por që nuk mungon as në këtë perlë të vogël: është rëra e mirë dhe e qartë, ndërsa deti – që ofron ujërat e cekëta dhe plot jetë.

Plazhi i Ksamilit rrethohet me katër ishuj të vegjël, të gjithë afër njëri-tjetrit, kështu që është shumë e lehtë për t’i arritur ato, qoftë me not  ose me një varkë. Vendi është gjithashtu mjaft i lirë. Në krahasim me vendet e tjera në Shqipëri paguani pak më shumë për strehimin dhe qëndrimin në plazh, por çmimet janë qesharake në krahasim me plazhet italiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...