I dënuari me 11 vjet burg për lëndë narkotike në Itali arrestohet në Elbasan - Bota Sot
I dënuari me 11 vjet burg për lëndë narkotike në Itali arrestohet në Elbasan

Shqipëria

I dënuari me 11 vjet burg për lëndë narkotike në Itali arrestohet në Elbasan

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:02
Foto Ilustrim

Një 45 vjeçar, banues në Cërrik, është arrestuar nga policia e Elbasanit për llogari të drejtësisë italiane.

Në pranga ka rënë  shtetasi Jorgo (Gazment) Selmani.

Policia thotë se ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Barit në Itali  e ka dënuar 11 vjet burg,  për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...