Dërgoi pas hekurave ish- kryeministrin Sanader, prokurorja kroate vjen të “hetojë” shqiptarët

Shqipëria

Dërgoi pas hekurave ish- kryeministrin Sanader, prokurorja kroate vjen të “hetojë” shqiptarët

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 20:36
Tamara Laptos

Misioni Europian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, EURALIUS V ka organizuar nje takim për shkëmbimin e eksperiencave mes prokurorëve dhe gjyqtarëve në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky aktivitet zhvillohet në Tiranë në kuadër të inkurajimit të aplikimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatat e posaçme dhe strukturat SPAK. 

Gjatë aktivitetit është ftuar të ndajë eksperiencën e saj edhe ish-Kryetarja e Prokurorisë Speciale Kroate (USKOK) Tamara Laptos si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Ajo është prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin.

Laptos do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.

Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë. 

“Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant. 

Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat