Kabina elektrike në Ishull Lezhë, rrezik vdekje për banorët - Bota Sot
Kabina elektrike në Ishull Lezhë, rrezik vdekje për banorët

Shqipëria

Kabina elektrike në Ishull Lezhë, rrezik vdekje për banorët

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Një kabinë elektrike në Ishull Lezhë është kthyer në një rrezik për banorët e zonës. E vendosur në anë të rrugës ajo nuk ka asnjë masë sigurie. Edhe pse banorët kanë kërkuar ndërhyrjen,  një burrë përfundoi në spital pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pikërisht në këtë kabinë në Ishull Shëngjin në Lezhë.

Një 55-vjeçar shpëtoi për mrekulli, pasi ra në kontakt me energjine elektrike në këtë kabinë elektrike në Ishull-Lezhë.

Kabina elektrike, e cila ndodhet në ane të rrugës kryesore, është terësisht e hapur dhe nuk ka asnjë element sigurie, duke u kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve të kësaj zone.

Investimi i realizuar pak muaj më parë në rrjetin elektrik nuk përfshiu këtë kabinë.

Ndaj banorët kërkojnë që të merren masa, pasi në këtë situatë jeta e tyre është e rrezikuar çdo ditë.

"Ka dashtë Zoti dhe ndonjë fëmijë nuk ka rënë në të, janë disa raste që i ka kapur korenti aty".

"As nuk ka derë, as nuk ka çelës. Në mëshirë të Zotit".

"Skandaloze, aq më tepër në mes të shtëpijave".

E kontaktuar për këtë çështje, Njësia e OSHEE-se në Lezhë bën me dije se kjo kabinë elektrike është pjese e planit të ndërhyrjeve në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...