Basha takim me qytetarët e Krujës: 1/3 e krutanëve është larguar për faj të Ramës, bashkojuni protestës së 16 shkurtit

Shqipëria

Basha takim me qytetarët e Krujës: 1/3 e krutanëve është larguar për faj të Ramës, bashkojuni protestës së 16 shkurtit

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:58
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar këtë të martë në një takim me qytetarët e Krujës se 1/3 e krutanëve është larguar për faj të keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Kruja nuk është një qytet ku është investuar për zhvillimin e sezoneve turistike.


Në Krujë nuk pashë një turist, një blerës të trokasë në dyqane. Ka vende me klimë shumë më të keqe se Shqipëria, ku sezoni turistik nuk pushon 12 muaj në vit. Ndërkohë që në Krujë mezi presin muajt e verës. Sezoni i kaluar ishte i mjeruar. Më thanë se 6-7 vite më parë, gjysma e klientelës ishte lokale, apo bashkëkombas nga Kosova dhe diaspora. Gjysma të huaj si konsumatorë kryesorë. Sot situata është krejt ndryshe. Jo vetëm që nuk ka turistë por 1/3 e popullsisë së Krujës ka ikur, shumica prej tyre të rinj.

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike

Basha u shpreh më tej se Kruja hyn tek qytetet me numrin më të madh të familjeve në nevojë, për shkak të vjedhjes që u ka bërë Rama përmes taksave.

Edi Rama ka vjedhur 2 milard euro taksa të shqiptarëve duke lënë 45% të familjeve me të ardhura nën 5 mijë lek të vjetra. Edi Rama ju ka marrë ju 2 miliard euro më shumë. Ky që do të ulte taksat për 97% të shqiptarëve. Ai i ka marrë këto taksa duke rritur çmimin e energjisë, çmimin e naftës, taksat, a i ktheu ato? Në investime dhe shërbime? Ai ka bërë masakër me të pamundurit. Kruja hyn në numrin më të madh të familjeve në nevojë. Ka hequr qindra familje, 23 mijë me statistika në të gjithë Shqipërinë, por në fakt është dyfish.  Ata jetojnë sipas BE-së, 45% e familjeve shqiptare jetojnë me më pak se 5 mijë lekë të vjetra në ditë. 

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike

Në përfundim të fjalës së tij, ai i bëri thirrje qytetarëve të Krujës që të marrin në dorë fatin e tyre, të ngrihen në këmbë dhe të marshojnë të gjithë drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestës opozitare të 16 shkurtit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat