Tre fëmijë të prekur nga fruthi në Lezhë, mjekët: Duhet të vaksinoheni - Bota Sot
Tre fëmijë të prekur nga fruthi në Lezhë, mjekët: Duhet të vaksinoheni

Shqipëria

Tre fëmijë të prekur nga fruthi në Lezhë, mjekët: Duhet të vaksinoheni

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:19
Ilustrim

Tre fëmijë janë prekur nga fruthi në qarkun e Lezhës. Të dhënat janë bërë publike nga bluzat e bardha në spitalin rajonal, të cilët thonë se personat e prekur janë izoluar menjëherë në një dhomë të veçantë në ambientet e spitalit.

Sipas mjekut pediatër Mark Marku fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar janë të rriskuar të preken nga fruthi, ndërsa thotë se fëmijët që paraqesin komplikacione të tilla duhet të izolohen nga familjaret për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Bluzat e bardha në spitalin e Lezhës janë vënë në gatishmëri për të përballuar rastet e personave të prekur nga fruthi, por edhe nga virozat gripale gjatë kësaj periudhe. Në vendin tonë janë disa të prekur nga fruthi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...