Presidenti Ilir Meta takon Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo

Shqipëria

Presidenti Ilir Meta takon Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:29
Ilir Meta dhe Mike Pompeo

Presidenti Ilir Meta është takuar në Uashington me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Takimi është zhvilluar gjatë ceremonisë së Mëngjesit të Lutjeve në SHBA.

Kreu i shtetit shprehet se me kryediplomatin amerikan kanë diskutuar për raportet mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perendimor.

“Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington.
Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!“,- shkruan Presidenti Meta në një postimi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat