Rama takim me studentët në Korçë: Pedagogët sharlatanë të ndahen nga studentët, Pakti për Universitetin të implementohet deri në fund - Bota Sot
Rama takim me studentët në Korçë: Pedagogët sharlatanë të ndahen nga studentët, Pakti për Universitetin të implementohet deri në fund

Shqipëria

Rama takim me studentët në Korçë: Pedagogët sharlatanë të ndahen nga studentët, Pakti për Universitetin të implementohet deri në fund

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:39
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një takim me studentët në Korcë për distancim të pedagogëve "sharlatanë" të cilët kanë nxitur bllokimin e mësimit, e më tej u bëri thirrje studentëve që të pranojnë dialogimin për implementimin deri në fund të Paktit për Universitetin.

"Pedagogët sharlatanë që i keni pas mbi qafë, do t'ia lini atyre që do të vijnë pas. Nxisin studentë për të bllokuar mësimin sepse me ata që e kanë të drejtën të marrin mësimin nuk po e fillojnë dot. Duhet t'u vendoset fre. Sepse kur është puna tek liria të gjithë i duan për vete, kur vjen puna tek përgjegjësia ia lene qeverisë", u shpreh Rama.

Kreu i ekzekutivit bëri thirrje se duhet të dialogohet më tepër përsa i takon Paktit për Universitetin, pasi sipas tij vetëm përmes bashkëbisedimit mund të arrihen rezultate.

"Pakti për Universitetin, unë e kam thënë që ditët e para, duhet të flasim. Kjo gjë është shumë përtej asaj që duket dhe këto pika janë të pamjaftueshme. Nëse nuk flasim rrezikojmë të zhbëjmë potencialin e protestës studentore. Deri më tani, vetëm nga komunikimi kemi bërë shumë përmirësime të vendimeve sepse në momentin zero ka patur lloj lloj kategori studentësh që s'i kemi marrë parasysh sepse kërkesa ka qenë tepër e përgjithshme", u shpreh Rama duke theksuar faktin se Pakti për Universitetin duhet të implementohet deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...