"Burgu përjetë i Dritan Dajtit u kthye në 25 vite", prokuroria bën rekurs - Bota Sot
"Burgu përjetë i Dritan Dajtit u kthye në 25 vite", prokuroria bën rekurs

Shqipëria

"Burgu përjetë i Dritan Dajtit u kthye në 25 vite", prokuroria bën rekurs

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:23
Dritan Dajti

Prokuroria thotë se do të bëjë rekurs vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda e cila i hoqi dënimin me burg për jetë për Dritan Dajtin pranoi gjykimin e shkurtuar për Dajtin, e dënoi me 25 vite burg.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se do presin zbardhjen e vendimit për të dorëzuar rekursin.

Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të 2009.

Por më 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e shpëtoi nga “burgimi i përjetshëm”

Kjo ishte hera e dytë që dosja e Dritan Dajtit shqyrtohej në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pasi herën e parë Kolegji Penal, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i dha atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efektiv policie.

Pesëshja e gjyqtarëve që i hoqi burgimin e përjetshëm Dajtit ishte e deleguar, tre nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës.

Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla të Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...