Drejtori e Përgjithshme detare njofton përkeqësim të motit, i cila për pasojë pritet të shoqërohet me trazira në det të hapur.
Kujdes moti në det serish përkeqësohet dhe për këtë arsye:
Drejtoria e Përgjithshme Detare informon lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatoret në portet e RSH dhe hapësirën detare, që ditën e hënë 11 shkurt 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Jug-Jugperëndim forca detit 7 shkalla Boufort në det të hapur.
Të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detaris të marrin masa për sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmërisë.
Siguria juaj është e rëndësishme për ne!