Tabaku: Gjuha e Ramës ndaj Vokshit tërësisht joetike

Shqipëria

Tabaku: Gjuha e Ramës ndaj Vokshit tërësisht joetike

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:51
Jorida Tabaku

Deputetja Jorida Tabaku reagon ndaj sjelljes vulgare të Edi Ramës ndaj Albana Vokshit.

Sipas saj reagim i kryeministrit është i turpshëm dhe joetik.

Reagimi

Fasada gënjen!

Progresist nuk je duke pikturuar një kabinet me më shumë zonja në historinë e Shqipërisë. As duke e shitur veten si një kryeministër artist nëpër botë.

Pasi e vërteta është tjetër. Mjafton të shohim reagimin e padenjë që kryeministri ka kryer karshi koleges Vokshi,  një reagim i turpshëm dhe tërësisht joetik. 

Jo vetëm se i drejtohet një deputeteje e cila ka qenë serioze në sjelljen e saj opozitare përballë mazhorancës së drejtuar nga kryeministri. Por, mbi të gjitha sepse i drejtohet një zonje e cila ka ngritur përherë zërin për dhunën ndaj femrave.

Çfarë të presim më shumë nga një kryeministër i tillë? Çfarë duhet të postojë më shumë një kryeministër që vendos të shpërfytyrojë figurën e një deputeteje pasi argumenti i mungon?

Ftoj deputetet socialiste ta dënojnë këtë akt që gjuhën e urrejtjes e kthen në instrument politik. A doni t’ia falim të ardhmen një njeriu të tillë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat