Opozita ngrihet në protestë, fermerët dhe qytetarët e Elbasanit e Beratit dalin në rrugë - Bota Sot
Opozita ngrihet në protestë, fermerët dhe qytetarët e Elbasanit e Beratit dalin në rrugë

Shqipëria

Opozita ngrihet në protestë, fermerët dhe qytetarët e Elbasanit e Beratit dalin në rrugë

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 16:32
Pamje nga protestat

Dy protesta po zhvillohen këtë të dielë në Berat e Elbasan nga ana e fermerëve, të cilët i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të dalë në rrugë kundër qeverisë.

Në Berat (Ura Vajgurore), një sërë fermerësh kanë dalë në rrugë dhe kanë hedhur në tokë produktet e tyre ushqimore duke u shprehur se qeveria Rama i ka falimentuar.

Kemi falimentuar qeveria ka rënë poshtë”, shprehen fermerët.

Image

Ndërkohë në Elbasan po ashtu po zhvillohet një tjetër protestë e organizuar ga opozita. Dhjetëra qytetarë kanë marshuar në rrugë me pankarta e thirrje kundër qeverisë.

‘Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë’, deklarojnë të irrituar  protestuesit.

‘Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar. Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet. 

Image

Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.”-tha një tjetër protestues.

Prej ditësh opozita ka organizuar në rrethe disa protesta dhe pritet që javën e ardhshme gjithçka të vijë në bulevardin kryesor të Tiranës, më 16 shkurt. Opozita ende nuk a ka bërë të qartë planin e saj për protestën e javës së ardhshme, por deri më tani gjatë intervistave të shkuara, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish kryeministri Sali Berisha, janë shprehur se një opsion është ai i rrethimit të kryeministrisë. Nga ana tjetër opsioni i ngritjes së një çadre si ajo e para dy viteve është hedhur poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...