PD: Reagimi i ministrive për Dritan Dajtin i vonuar, kjo është drejtësia e Edi Ramës

Shqipëria

PD: Reagimi i ministrive për Dritan Dajtin i vonuar, kjo është drejtësia e Edi Ramës

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:34

Pas deklaratës së mbajtur nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë në lidhje me çeshtjen e vendimit të gjykatës së Apelit për Dritan Dajtin ka reaguar edhe PD.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD e ka cilësuar si të vonuar reagimin e dy ministrive.

Sipas PD, ministritë reaguan vetëm pas presiont të ndërkombëtarëve dhe revoltave të opinionit publik.

“3 ditë me vonesë, të shtrënguar nga presioni ndërkombëtar dhe revolta e opinionit publik, kukullat e Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Drejtësisë u bënë pjesë e teatrit kriminal me aktor Dritan Dajtin dhe regjisor Edi Ramën.  Lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë dot faktin se vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti, është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës. Shqiptarët mund të gënjehen njëherë, por jo përgjithmonë!  Në vend që t’u besojnë kërcënimeve qesharake të eunukut të Ramës në Ministrinë e Brendshme, shqiptarët e dinë se karrigia e Edi Ramës është blerë nga votat e krimit të organizuar, i cili, fatkeqësisht, nuk luftohet dot me lotë krokodili.”

PD bën me faj për vendimin e gjykatës kryeministrin Edi Rama.

“Faktet janë kokëfortë: Edi Rama kishte nën kontroll Gjykata e Lartë, kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe i hapi rrugë vendimit skandaloz që siguron lirinë e shpejtë të një prej kriminelëve më të tmerrshëm. 2.Edi Rama, njeriu që përgojon gjithë Tiranën,  heshti kur Gjykata e Lartë ndihmoi Dritan Dajtin, heshti edhe 3 ditë më parë, pas vendimit skandaloz për Dritan Dajtin. 3.Në qeverisjen e Edi Ramës të gjithë bandat dhe kriminelët më të rrezikshëm janë lënë të lirë, që nga Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit tek Banda e Lushnjës dhe trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë.”

Sipas PD, Ministria e Drejtësisë nuk duhet të fshihet pas lotëve të krokodilit por duhet që t’i kërkojë prokurorisë që të zbardhë përgjimet nga burgu se me kë komunikon Dritan Dajti dhe se kush janë personat që ai shantazhon në lidhje me çështjen e vrasjes së katër policëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat