Kriza në qeveri dhe protesta e studentëve, Majko: Për herë të parë u shqetësova seriozisht! - Bota Sot
Kriza në qeveri dhe protesta e studentëve, Majko: Për herë të parë u shqetësova seriozisht!

Shqipëria

Kriza në qeveri dhe protesta e studentëve, Majko: Për herë të parë u shqetësova seriozisht!

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 19:11
Pandeli Majko

Protesta e studentëve e futi në një krizë të thellë qeverinë e kësisoj Rama u detyrua të ndryshojë thuajse të gjithë kabinetin qeveritar, një fakt që vetë Ministri për Diasporën Pandeli Majko e përcjell duke treguar se për herë të parë u ndje i pasigurt në vetvete.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Majko është pyetur në lidhje me protestën dhe ndryshimet drastike në qeveri. Sipas ish kryeministrit shqiptar, ai vetë është ndjerë i pasigurt për atë që po ndodhte dhe se protesta e studentëve ishte një lëvizje që i shqetësoi të gjithë, duke nënkuptuar këtu qeverinë.

Më tutje Majko bën një “detour” duke u shprehur se një ndër arsyet kryesore të ngritjes së të rinjve ishte mungesa totale e ndjenjës së përfaqësimit të këtyre studentëve, që Majko ia atribuoi mungesës së opozitës. Pavarësisht se është kundërshtuar nga intervistuesja, Majko më pas ka deklaruar se ka dhënë vetëm një arsye të protestës dhe nuk kishte ndërmend që të shpjegonte të gjithë lëvizjen vetëm me këtë argument.

INTERVISTA:

 Zëri i Amerikës: Në janar, Kryeministri Rama ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë duke e quajtur këtë si reflektim ndaj protestave të studentëve. Kur një kryeministër ndryshon më shumë se gjysmën e qeverisë, çfarë treguesi është kjo për ecurinë e qeverisjes që nga koha kur filloi ky mandat i ri i socialistëve dhe në fakt çfarë ka ndryshuar në filozofinë e qeverisjes me ndryshimin e emrave?

Pandeli Majko: Mendoj se të gjithë kemi qënë nën reflektimin se çfarë duhet të bëjmë pasi lëvizja studentore ishte një lëvizje që realisht na shqetësoi të gjithëve. Unë, të them të drejtën, për herë të parë jam ndjerë i pasigurtë për atë që po ndodhte. Sepse nga një anë ndjeja që po takoja vetëveten, ata ishin studentë që po ngriheshin karshi, ta themi troç fjalës, një sistemi politik që ishte ndërtuar pas viteve 90-të, dhe që një pjesë e tyre mendojnë se është i kalbur, ashtu siç mendoja unë bashkë me shokët e mi në vitet 90-të.

Po ta vinit re, problemi më i madh aty nuk ishte se ata kundërshtonin qeverinë, madje ata nuk kërkonin as dorëheqje të qeverisë apo të ministrave të veçantë të qeverisë. Shqetësimi im më i madh ishte se ata nuk shikonin veten të përfaqësuar tek opozita. Dhe kjo sjell një problem të madh të opinionin publik me politikën shqiptare.

Zëri i Amerikës: Nuk besoj se ishte kjo situata.

Pandeli Majko: Mendoj se kjo ishte një pjesë e situatës. Unë nuk po përpiqem të jem shterues në atë që po shpjegoj. Po them atë që mua më shqetësonte më tepër nga gjithë kjo histori. Që do të thotë se sistemi politik nuk po përfaqëson opinionin publik. Një sistem politik që nuk përfaqëson opinionin publik të një vendi, atëherë duhet ta gjykojmë me arsyetimin, o ka filluar fundi ose sistemi politik po mbyll një cikël të vetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...