Lleshaj: Krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim - Bota Sot
Lleshaj: Krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim

Shqipëria

Lleshaj: Krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:48
Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha nga Shkodra se krimi në këtë vend duhet të dëbohet me çdo çmim.

Sandër Lleshaj: Shkodra është një vend i kulturës, i cili nuk bashkëjeton dhe nuk mund të bashkëjetojë me krimin. Krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim, me çdo sakrificë dhe përpjekje. Ju garantoj të gjithëve se angazhimi i ministrisë së Brendshme, i imi personal, i policisë së shtetit do të jetë maksimal. Për të bërë atë që duhet të kemi të qartë, ku shkolla të jetë një vend ku mbizotëron qetësia, kultura dhe ato tipare që e kanë karakterizuar këtë qytet emblemë të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...